Disa fakte nga personat me disleksi
Në fund të modulit të parë do të bëjmë një përmbledhje dhe do të paraqesim disa fakte dhe të dhëna interesante rreth disleksisë. Me këtë mësim të fundit shpresojmë të ju jap një pamje edhe më të qartë të disleksisë si gjendja më e zakonshme që shkakton vështirësi në të nxënë.
Disleksia është një gjendje në të cilën truri përpunon gjuhën e shkruar ose të folur në mënyrë të ndryshme dhe krijon vështirësi në lexim, shkrim dhe mësim të përgjithshëm me të cilat përballet 10 deri 15% e popullsisë së botës.
Disleksia nuk është një sëmundje dhe nuk është një problem mjekësor, por arsimor.
Disleksia nuk duhet të shihet si paaftësi, por si një stil i ndryshëm i të mësuarit dhe një mënyrë e ndryshme e të menduarit. Sistemi arsimor i vendosur që aplikohet në vendin tonë nuk është i përshtatshëm për stilin e të mësuarit të nxënësve me disleksi.
Njerëzit me disleksi zakonisht janë me inteligjencë mesatare ose mbimesatare, dhe janë persona që mendojnë vizualisht dhe në mënyrë figurative.
Për shkak të faktit se njerëzit me disleksi mendojnë vizualisht, dmth në mënyrë figurative, truri i tyre funksionon 400 deri në 2000 herë më shpejt se truri i njerëzve që mendojnë me gojë.
Shumë personalitete të famshëm në mbarë botën kanë përjetuar disleksinë, flasin publikisht për të dhe besojnë se disleksia është arsyeja e suksesit të tyre. Kush janë njerëzit e famshëm dhe të suksesshëm që përballen me disleksinë mund t’i shihni në videon më poshtë.
Në fund, mos harroni se ju jeni ata që punoni me nxënës disleksikë, ju jeni ata që mund të kontribuoni më mirë në zhvillimin e shëndetshëm dhe të suksesshëm të nxënësve me disleksi dhe vështirësi në të nxënë! Ndoshta ju do të jeni arsyeja për shfaqjen e ndonjë Albert Ajnshtajni tjetër, Stiv Xhobsi ose Pablo Pikasoje!
