Përfaqësimi i disleksisë
Disleksia shpesh thuhet se është një defekt i fshehur. Për këtë arsye nuk mund të përcaktohet numri i saktë i fëmijëve dhe të rriturve me këtë gjendje. Kjo për shkak se në shumë fëmijë disleksia zbulohet vonë, shumë disleksikë aplikojnë strategji shumë të mira për të mbuluar të metat e tyre, gjë që e bën edhe më të vështirë procesin e zbulimit të disleksisë. Ka shtete dhe shoqëri ku disleksia është akoma një gjendje e panjohur, dhe në një mjedis të tillë injorance, mund të thuhet se disleksia nuk është aspak e pranishme, edhe pse nuk është ashtu. Shoqata Britanike e Disleksisë vlerëson se në botën perëndimore disleksia është e pranishme në rreth 10% deri në 15% të popullsisë.
Një studim i kryer në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se vetëm 57% e nxënësve me disleksi që regjistroheshin në kolegj ishin të vetëdijshëm se kishin disleksi. Në Bosnjë dhe Hercegovinë është bërë hulumtim mbi mbizotërimin e disleksisë te nxënësit dhe është vërtetuar se 4% e tyre kanë disleksi. Duhet të theksohet se në Bosnjë dhe Hercegovinë niveli i informacionit për disleksinë është shumë i ulët dhe rrjedhimisht shumë nxënës të shkollave të mesme që kanë disleksi nuk e vazhdojnë arsimin e tyre.
Shoqata AJNSHTAJN kreu një studim jozyrtar mbi përhapjen e shenjave të disleksisë te nxënësit e shkollave të mesme prej vitit 2017 deri në vitin 2018. Hulumtimi u krye në një ekzemplar prej 2.700 nxënësish të shkollave të mesme nga viti i parë i shkollës së mesme dhe arsimit të mesëm profesional. Studimi u krye në 16 shkolla të mesme në gjithë vendin, pra dy shkolla të mesme në rajonin e planifikimit. Pas analizimit të të dhënave të marra, doli që 12.2% e nxënësve të anketuar tregojnë shenja të disleksisë, gjë që dha një ndryshim të rëndësishëm statistikor midis shkollave ku ekziston shkolla e mesme dhe arsimi profesional, si dhe ndërmjet shkollave ku mësojnë nxënës maqedonas dhe nxënës shqiptarë.
